Flash News

KRYESORE

Xhafaj heq përgjegjësinë nga vetja për arratisjen e tre oficerëve: Nuk kishim dijeni për operacionin, pyesni prokurorinë

Xhafaj heq përgjegjësinë nga vetja për arratisjen e tre

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe institucionet në varësi, sa i përket arratisjes së tre ish-oficerëve të Vlorës, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Xhafaj theksoi se Shërbimi për Çështjet e Brendshme nuk ka patur dijeni për operacionin dhe nuk i ka mbajtur nën vëzhgim ish-oficerët. Ai tha se informacioni nga Prokuroria ka mbërritur më 22 nëntor.

“Nuk kanë qenë në vëzhgimin tonë. Në momentin që është vënë në dijeni policia atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes. Më parë kjo detyrë nuk i është lënë policisë. Deri në datën 22 nëntor që ka marrë aktet, SHÇBA-ja nuk ka patur dijeni, çfarë ka ndodhur më parë duhet të pyesnin prokurorinë se më kë e ka patur nën vëzhgim”, deklaroi ministri Xhafaj.

Xhafaj mohoi që të kishte dijeni për personat që dekonspiruan operacionin për arrestimin e ish-oficerëve, ndërsa marrëdhëniet me Prokurorinë i konsideroi institucionale.

Të fundit