Flash News

KRYESORE

Xhafaj jep një tjetër shenjë se e ‘detyruan’ të dorëhiqet, paraqitet në punë edhe të dielën

Xhafaj jep një tjetër shenjë se e ‘detyruan’ të

Një ditë më parë Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti Ministrit të Brendshëm. Edhe vetë Xhafajt, në një reagim në rrjetet sociale, shprehej se e kishte dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në parime dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkruante Xhafaj.

Por këto argumenta nuk bindën as mediat e as analistët duke bërë që të hidheshin një sërë tezash sa i takon largimit të Xhafajt.

Dhe duket se për t’i vërtetuar këto teza ka menduar vetë edhe ish-ministri. Ditën e djeshme, edhe pse i shkarkuar me dekret Presidenti, qëndroi në zyrë për gati 9 orë, ndërkohë që sot, edhe pse është një ditë pushimi, mësohet se Xhafaj është paraqitur sërish në zyrën e tij të punës.

 

 

Të fundit