Flash News

KRYESORE

Xhafaj kërkon nga Arta Marku të hetojë Lulzim Bashën: Po më shantazhon

Xhafaj kërkon nga Arta Marku të hetojë Lulzim Bashën: Po

Akzuat që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë lëshuar në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për favorizim të kompanive të basteve, mund të hetohen nga kryeprokurorja Arta Marku.

Kjo kërkesë i është bërë sot Markut nga salla e Kuvendit nga vetë ministri Xhafaj, i cili pretendoi se me këtë çështje po i bëhet shantazh.

“Kam të drejtën institucionale e personale ti bëj publikisht thirrje ndërgjegjes profesionale të organit të prokurorisë që në këtë situatë të angazhohen seriozisht  për të marrë përgjegjësitë që ligji u takon dhe të ushtrojnë kompetencat ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, çdokush mund të mashtrojë  publikisht, shpifë si të dojë apo akoma më keq të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë siç është ministri i Brendshëm apo kryeministri i vendit", u shpreh Xhafaj.

PD pretendon se mbrapa kompanisë ‘IGTSA’ rezulton Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm. Kjo kompani brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit.

Të fundit