Flash News

KRYESORE

Xhafaj në konferencë për Kukësin, njofton nisjen e arrestimeve: Sulm barabar ndaj policisë dhe pronës private; askush nuk është mbi ligjin

Xhafaj në konferencë për Kukësin, njofton nisjen e

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë në një konferencë për shtyp për ngjarjet e Kukësit, duke njoftuar nisjen e arrestimeve ndaj protestuesve që kundërshtuan vendosjen e tarifës në ‘Rrugën e Kombit’.

Xhafaj e konsideroi protestën e sotme një sulm barbar ndaj punonjësve të policisë dhe pronës publike e private. Ai theksoi se ishte një grup njerëzish me të kaluar kriminale përdoren të drejtën për tubime paqësore, duke kryer akte vandale. Sipas Xhafajt, populli i Kukësit nuk iu bashkua këtij grupi.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ministri Xhafaj ka paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj protestuesve.

Ngjarjet në Kukës, Basha në konferencë urgjente: Ky është populli që Rama përçmon; i bëj thirrje të tërheqë policinë

Kërcënoi qytetarët, Rama braktiset edhe nga socialistët: Fashist, po mbron oligarkët

Pjesë nga deklarata e Xhafajt:

Manifestimi i presupozuar paqësor u shndërrua menjëherë në sulm barabar ndaj policisë dhe pasurisë publike dhe private. Brenda protestuesve gjendeshin elemene më të shkuar kriminale , të cilët shfrytëzuan padrejtësisht të drejtën për tubime paqësore.

Përshëndes të gjithë ata banorë që u distancuan ndaj këtyre individëve të papërgjegjshëm dhe nuk u bën pjesë e tyre që pa asnjë shkak sulmuan punonjësit e Policisë së Shtetit.

Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mund të justifikojë sulmin ndaj Policisë së Shtetit dhe shkatërrimin e pronës.

Janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së, ndërsa një polic është dëmtuar më rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore.

Përshëndes profesionalizimin e Policisë së Shtetit. Publikisht jap të gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit për gjithçka që ajo bën për të mbrojtur qytetarët.

I kërkoj medias dhe përfaqësuesve të biznesit që të distancohen nga ata përfaqësues të politikës që kanë nxitur shkatërrimin e pronës. I bëj thirrje autoriteteve vendore të Kukësit që të jenë bashkëpunues.

Në cilësinë e ministrit të Brendshëm, mbështes Policia e Shtetit për një përgjigje të ashpër ndaj personave që kanë sjellë një dëm të madh ndaj pronës publike dhe private. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

 

Të fundit