Flash News

KRYESORE

Xhafaj në krah të Qazim Sejdinit paralajmëron bandat e Elbasanit: Do ua nxijmë jetën

Xhafaj në krah të Qazim Sejdinit paralajmëron bandat e Elbasanit:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur se në Elbasan, janë të skeduara 2-3 grupe kriminale, të cilat paralajmëroi se do të goditen shumë shpejt.

Këtë paralajmërim, Xhafaj e bëri gjatë një aktiviteti sa i takon sigurisë publike, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar nga Partia Demokratike si i lidhur me një nga grupet kriminale më të fuqishme që vepron në Elbasan.

“Në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë, po punojmë për to, për të dokumentuar që shumë shpejt ti vëmë para përgjegjësisë penale, shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Policia do tua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj.

Të fundit