Flash News

KRYESORE

Xhafaj nis fazën e dytë të spastrimit, do largohen drejtorët dhe shefat e komisariateve. Krijohet ‘Zona Policore’

Xhafaj nis fazën e dytë të spastrimit, do largohen drejtorët

Ditët e ardhshme pritet të ketë një sërë lëvizjesh në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i ri, Ardi Veliu, në fjalën e mbajtur kur mori detyrën paralajmëroi një ristrukturim të institucionit, dhe mesa duket skema është gati.

Raportohet se krahas lëvizjeve të disa drejtuesve nga funksionet aktuale do të ketë ndryshime edhe strukturore, ku do të krijohen njësi të reja.

Gjatë kësaj jave, pritet të lëvizin nga pozicioni që mbajnë një sërë drejtues të policisë në rang qarku. Lëvizje do të ketë edhe në drejtim të komisariateve. Mesa duket me emërimin e drejtorit të ri, Xhafaj po nis fazën e dytë të ‘spastrimit’ të policisë Tahiri-Çako.

Gjithashtu pritet të krijohet ajo që quhet ‘Zona Policore’. Kjo do të jetë një ndarje më e vogël se komisariati dhe parashikon që të marrë një rol të madh inspektori i zonës. Ky i fundit do të kontaktojnë me çdo banorë të zonës që mbulon për të forcuar lidhjen e komunitetit me policinë. Synimi i kësaj njësie të re është mbulimi më i mirë i territorit dhe një parandalim i ngjarjeve kriminale.

 

Të fundit