Flash News

KRYESORE

Xhafaj nuk e mohon dënimin e të vëllait: Nuk jemi kontaktuar nga autoritetet. Qeveria nuk implikohet nga kjo ngjarje

Xhafaj nuk e mohon dënimin e të vëllait: Nuk jemi kontaktuar nga

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka cilësuar si të ripërsëritura akuzat e bëra sot nga Partia Demokratike e cila publikoi një vendim të gjykatës italiane ku figuronte që Agron Xhafaj është i dënuar për trafik droge.

Xhafaj tha se kjo është një çështje e ndodhur në vitin 2002 teksa tha se asnjëherë, asnjë prej qeverie nuk është kontaktuar nga autoritetet e tjera për të kërkuar informacione për këtë çështje.

“Asnjëherë dhe në asnjë rast, as qeveria e tyre, as qeveria tjetër më pas dhe as kjo qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht dhe as informaliosht nga autoritetet e një vend tjetër për të kërkuar çfarëdo qoftë për këtë çështje”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm u shpreh se qëndrimi i tij në lidhje me ngjarjen në fjalë është ai që ka mbajtur edhe në vitet e kaluara teksa theksoi se kjo ngjarje nuk e implikon qeverinë.

“Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje ët vitit 2002, i cili ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qenë dhe mbetet një histori e tij personale”, u shpreh Xhafaj.

Të fundit