Flash News

KRYESORE

“Xhafaj nuk flet më për Kushtetutën sepse tani është ministër”, deklarata e deputetit të LSI-së

“Xhafaj nuk flet më për Kushtetutën sepse tani

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me takimin e ministrave Gjiknuri, Klosi dhe Xhafaj me policinë e Elbasanit.  Vasili sjellë në kujtesë faktin që deputetja e LSI-së u tërhoq zvarrë në protestën e opozitës, gjest për të cilin policia nuk kërkoi falje.

Ndër të tjera ai deklaron se ministri Xhafaj nuk flet më për Kushtetutën e cila nëpërkëmbet sepse tani është ministër.

 Statusi i plotë:

Komedia me policine vazhdon.

Po kjo komedi e farse e madhe qe po shohim... Po c'hyjne ne kete mes ministrat Gjiknuri dhe Klosi ne balle te tavolines se policise ne Elbasan?

Policia i rrahu vajzat deputete dhe i terhoqi zvarre ne protesten per mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policet e bere njesh me krimin nuk i arreston dot.

Cfare paradoksi i madh!... Protesta e Opozites ishte per te mbrojtur Kushtetuten qe vete ministri edhe i policise Xhafa kishte propozuar , e që aq shume fliste per te si kryetar i komisionit per reformen ne drejtesi atehere.

Por sot qe kushtetuta shkelet e neperkembet Xhafa nuk flet më dhe ka te drejte.... tani eshte minister, atehere jo.

Të fundit