Flash News

KRYESORE

Xhafaj paralajmëroi dy operacione, në Gjermani u arrestua Arbër Çekaj. Kush është ‘peshku i madh’ që do arrestohet në Spanjë?  

Xhafaj paralajmëroi dy operacione, në Gjermani u arrestua Arbër

Ditën e sotme, gjatë forumit të sigurisë të zhvilluar, ministri i Brendshëm Famtir Xhafaj, paralajmëroi finalizimin e dy operacioneve të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë.

“Jo më larg se sot, pasdite, policia e shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, njoftoi Xhafaj.

Pak minuta pas kësaj deklarate të Xhafajt, në media u publikua lajmi i arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani. Çekaj është pronari i kamionit ku në fund të muajit shkurt u gjetën 613 kg kokainë.

Ndërkohë, mbetet për tu parë se për çfarë operacioni bëhet fjalë në Spanjë dhe kush do të jetë shqiptari i arrestuar. Pak ditë më parë në Spanjë u sekuestrua 1 ton kokainë si dhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë.

Të fundit