Flash News

KRYESORE

Xhafaj paralajmëron disa operacione: Ja me kë po bashkëpunojmë

Xhafaj paralajmëron disa operacione: Ja me kë po

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbuloi se policia shqiptare është duke bashkëpunuar me disa nga organizatat partnere në operacione të përbashkëta.

Xhafaj bëri një listim të operacioneve të cilët policia është duke i zhvilluar së bashku me partnerët.

“Kemi operacion me FBI, dy operacione me DEA, një operacion me anti-mafian italiane, me Guardia di Finanza (GdF) dhe po ndërtojmë dy operacione edhe me Interpol”, njoftoi Xhafaj.

Sa i takon bashkëpunimit me institucionet shqiptare, Xhafaj tha se ka bashkëpunuar shumë mirë me ish-kreun e SHISH, Visho Ajazi, veçanërisht në luftën kundër terrorizimit ndërsa bashkëpunimin me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ky bashkëpunim nuk ka qenë në të njëjtat nivele.

Të fundit