Flash News

KRYESORE

Xhafaj reagon për vdekjen e Qordes: Jam i shokuar! Hienat e politikës  të mos sulen mbi të ndjerin

Xhafaj reagon për vdekjen e Qordes: Jam i shokuar! Hienat e

Pas vdekjes së punonjësit të Gardës, Shkëlzen Qordes, i cili u gjet ditën e sotme i vdekur me një plumb në kokë, ka reaguar për herë të parë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Xhafaj ka shprehur ngushëllime për familjen, teksa ka theksuar se ndihet i shokuar nga kjo ngjarje.

Ai gjithashtu ka kërkuar që politika të mos sulet mbi viktimën dhe ka theksuar që mediat duhet të tregohen njerëzorë dhe të respektojnë dhimbjen e të afërmve të viktimës.

Reagim i plotë

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua, që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam sesi u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin. U lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afërmve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

Të fundit