Flash News

KRYESORE

Xhafaj: S’e mendoja kurrë se do bëhesha ministër i Brendshëm, fati i keq më solli këtu

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur rreth karrierës së tij në vitet e fundit teksa ka befasur kur u shpreh se fati i keq e kishte sjellë në këtë post të rëndësishëm.

Xhafaj tha se mendonte se fundi i tij politik do të ishte Reforma në Drejtësi, ndërsa shtoi se shpesh herë ka ‘debate’ me familjen për këtë gjë.

“Se kisha menduar që do bëhesha ministër i Brendshëm dhe do punoja me policinë. Kisha vendosur dhe i kisha dhënë familjes time se sdo të punoja këtu. Fati i keq më solli këtu. Për mua dhe për familjen time nuk ishte dëshirë. Askush s’të merr me zor por rrethanat të bëjnë që të pranosh. Unë doja ta mbyllja me Reformën në drejtësi”, tha Xhafaj në 'Studio e Hapur'.

Të fundit