Flash News

KRYESORE

Xhafaj shfaqet në krah të Veliajt, mesazh për Ramën: Ka njerëz që janë të lumtur që janë të pushtetshëm

Xhafaj shfaqet në krah të Veliajt, mesazh për Ramën: Ka

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shfaqur në krah të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese me banorët e njësisë numër 10 në kryeqytet.

Në aktivitetin në fjalë, i pari që pasi dha dorëheqjen si Ministër, Xhafaj duket se i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Xhafaj foli për njerëz që, sipas tij, ulen në një karrige dhe janë të kënaqur që kanë kapur një karrige, teksa shtoi se ka dhe njerëz që vijnë në pushtet dhe janë të lumtur se janë të pushtetshëm.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur që kanë kapur një karrige. Ka njerëz që marrin një pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm. Ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision dhe që duan të lënë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti. Dhe ky është Erion Veliaj”, u shpreh Fatmir Xhjafaj.

 

 

Të fundit