Flash News

KRYESORE

Xhafaj shkarkon kreun e SHÇBA, kush është ish-gjyqtari që zëvendëson Eduart Merkaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë ndryshime në SHÇBA. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Eduart Merkaj është shkarkuar nga detyra dhe në krye të tij është vënë vënë drejtori i komanduar Agim Hysi.

Kush është drejtori i ri i SHÇBA Agim Hysi:

Agim Hysi  u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës.

Është Diplomuar "JURIST" në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988.

Gjuhët e huaja Anglisht-Me dëshmi dhe  Italisht- Me dëshmi.

Ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.

1980 - 1984  Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,

1988 - 1996  Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1996 - 1998   Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

1998 - 2002   Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1995  Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.

1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).

1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Ëorldëide” me qendër në Londër.

1997-2002   Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.

2001  Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

2002  Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë .

2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve    

2009   Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.

2002 - 2011  Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

2012 - 2013  Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë

2014 - 2017  Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

2017 -2018  Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

2018 – në vazhdim  Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.

Kualifikime :

1980 – 1981    Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,

1993  Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,

1998  Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,

2009  Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009

2009  Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009

Pjesëmarrje në veprimtari studimore :

1991-1993  Pjesmarrës e referues në seminare e veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Leksione pranë “London University” Londër.

Tetor 2015 Pjesëmarrje në seminarin e zhvilluar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “Rihapja e procedurave në zbatim të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”

Qershor 2016  Pjesëmarrje në Mbledhje të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Shqipërinë”

Botime dhe studime :

1996  Temë në fushën e të drejtës familjare : “Konventa e Hagës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”. Përmbledhje e botuar në buletinin e shoqatës "Epoch World Wide" Londër.

1998   E drejta Civile “Marrëdhëniet juridike të pronësisë”

1993 – 2000    Cikël leksionesh mbi të drejtën krahasuese, referuar pranë “London University” Londër.

2001 Monografi me temë: “Dënimi dhe Krimet e Rënda”, “Paralele midis kriminalitetit mesdhetar”.                                           

2005  Botim: Të drejtat civile të Personave me Aftësi të kufizuara. (Bashkautor)

2009  Botim: Dënimi dhe mënyrat e tjera të cenimit të lirisë.

Prej datës 16.03.2018, është Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së (I Komanduar)

 

Të fundit