Flash News

KRYESORE

Xhafaj ‘shtyn’ me 2 muaj arrestimet e politikanëve: Mëkatarë ka edhe në PS

Xhafaj ‘shtyn’ me 2 muaj arrestimet e politikanëve:

Fatmir Xhafaj, deputeti i PS, njëherësh ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, shprehet se në rrjetën e SPAK-ut do të bien politikanë nga të gjitha palët politike, perfshire PS, PD apo LSI. Në emisionin “Java” në TVSH, ai theksoi se ka politikanë që kanë grabitur pasuri publike duke shkelur ligjin.

“Unë nuk e di se kush ka apo se kush nuk ka frikë. Mëkatarë ka nga te gjitha anët. Në raport me ligjin dhe pasurinë publike, ka disa që do të paguajnë, absolutisht do japin llogari para drejtesise”, deklaroi Xhafaj.

Sipas tij, këto arrestimet të bujshme do të ndodhin 2-3 muaj pas fillimi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa të cilën SPAK-u nuk mund të funksionojë.

“Do ishte dështim nëse nuk do te hetonte nivelet e larta te politikes. SPAK-u prandaj u krijua. Une besoj se 2-3 muajt e parë, pas fillimit të BKH do te ketë arrestime. BKH është me e lehte për tu krijuar sepse do ketë investigues qe punojnë ne policinë e shtetit dhe më të mirët do të bëhen pjesë e saj”, sqaroi Xhafaj që shtoi se paga minimale e një prokurori të SPAK-ut do të jetë 2.5 milionë lekë të vjetra.

Zotohet Xhafaj: Soros, s’ka ndikuar në reformën në drejtësi. Fondacioni ka vetëm një meritë

Të fundit