Flash News

KRYESORE

Xhafaj si Tahiri, si u tërheq vëmendjen shoferëve me policen joshëse nga Fieri

Xhafaj si Tahiri, si u tërheq vëmendjen shoferëve me policen

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë gjetur një tendencë të re për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, gjatë sezonit turistik, periudhë e cila shënon edhe numrin më të lartë të aksidenteve automobilistike.

Veç mesazheve sensibilizuese për shoferët, policia tashmë ka nisur të promovojë femrat police në krye të detyrës, për të patur kujdes të vazhdueshëm me rregullat e qarkullimit rrugor.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar foton e një policeje nga Fieri me emrin Rei.

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Rei, punonjëse e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Prej 3 vitesh punoj në Sektorin e Policisë Rrugore.

Ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!#udhetoisigurt  Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112! — në Fier”, shkruan policia.

Kujtojmë se një nismë të tillë e nisi Saimir Tahiri, kur ishte ministër i Brendshëm, i cili synonte që të promovonte më shumë figurën e policëve të rinj dhe të mirëarsimuar, ashtu si edhe figurën e femrave police.

Të fundit