Flash News

KRYESORE

Xhafaj thërritet në Kroaci për të shkak të refugjatëve: Shqipëria duhet të bëjë punën e saj

Xhafaj thërritet në Kroaci për të shkak të

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci ku është takuar me homologun Davor Bozhinoviç. Në qendër të diskutimeve ka qenë hapja e “rrugës shqiptare” për refugjatët e Lindjes së Mesme, ku Kroacia është shteti i parë i Bashkimit Evropian ku ata mbërrijnë pas kalimit në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Xhafaj vuri në dukje se vendi i tij, në krahasim me vitin e kaluar, ka një fluks të shtuar të migrantëve nga Greqia fqinje, për të cilën Shqipëria është vetëm një vend tranzit. Ai tha se informoi homologun kroat Bozhinoviç se Tirana angazhohet më përkushtim sa i përket lëvizjeve të reja të migrantëve si dhe për hapjen e Shqipërisë si kandidat për Bashkimin Evropian.

Ministri kroat Bozhinoviç takimin e sotëm me homologun e tij shqiptar, e ka quajtur si vazhdim i përpjekjeve kroate në forcimin e bashkëpunimit me vendet fqinje, sepse siç tha, çështjet transnacionale mund të zgjidhen vetëm në bashkëpunim me të tjerët.

"Ne duam të ndihmojmë Shqipërinë, kur është fjala për anëtarësim në BE, por edhe për sa i përket ballafaqimit me migracionin e paligjshëm, sepse ajo është e rëndësishme për Shqipërinë, Kroacinë dhe BE-në", tha Bozhinoviç.

Ai përshëndeti përfundimin me sukses të marrëveshjes së Shqipërisë me FRONTEX-in i cili do të mundësojë kontroll më të mirë të kufijve të jashtëm.

"Kroacia në rajon ka policinë kufitare më të fortë, e cila së shpejti do të numërojë 6.300 pjesëtarë", tha Bozhinoviç.

Ai theksoi se kriza e migrantëve është problem rajonal, por gjithashtu edhe një problem më i gjerë.

"Nëse Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina nuk bëjnë pjesën e tyre të punës, nuk do të mund ta bëjnë as shtetet që vijojnë në këtë rrugë", tha Bozhinoviç.

Mediat e huaja raportojnë prej disa ditësh se Shqipëria po shihet si shteti i mundshëm ku mund të ngrihet një kamp gjigant për të strehuar të gjithë refugjatët që u refuzohet azili në shtetet e BE-së. Qeveria shqiptare nuk ka reaguar ende për këtë lajm, ndërkohë që opozita është shprehur kundër.

Të fundit