Flash News

KRYESORE

Xhafaj tjetër goditje Tahirit: Policët u paguan nga kanabisi; qeveria reagoi në më pak se një vit nga sot

Xhafaj tjetër goditje Tahirit: Policët u paguan nga kanabisi; qeveria

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë një tjetër goditje paraardhësit të tij, Saimir Tahiri, kur tha se qeveria nisi të reagojë kundër kanabisit në më pak se një vit nga sot, periudhë që përkon me shkarkimin e Tahirit si ministër. Xhafaj pranoi se disa oficerë policie u përfshin në fenomenin e kanabisit, ndërkohë disa të tjerë heshtën për shkak të shpërblimeve dhe frikës.

“Në këtë sipërmarrje kriminale u përfshin shumë fermerë të pafajshëm. U përfshin disa oficerë policie, të cilët më së paku ishin të paaftë të kryenin detyrat e ngarkuara nga ligji, shumë punonjës të tjerë policie heshtën ndaj këtij fenomeni në shkëbim të një shpërblimi apo edhe prej frikës. Por gjithsesi, është realiste dhe e drejtë të evidentohet fakti se në më pak se një vit nga sot, qeveria reagoi kundër këtij fenomeni, duke e njohur realitetin duke e pranuar atë dhe me vullnet të qartë mori një kompleks masash”, tha Xhafaj në mbyllje të monitorimit ajror antikanabis nga autoritetet e Italisë.

Lufta antikanabis, në krah të Xhafajt ulet denoncuesi i mafias dhe ambasadorja ‘e heshtur’

Ministri i Brendshëm i Italisë mesazh Qeverisë Rama: Të goditen ‘të paprekshmit’ në Shqipëri; në Evropë nuk ekzistojnë të tillë

Të fundit