Flash News

KRYESORE

Xhafaj tregon detaje nga kapja e 613 kg kokainë: U bënë dy kontrolle, qeni antidrogë dha shenjat e para

Xhafaj tregon detaje nga kapja e 613 kg kokainë: U bënë dy

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka treguar detaje nga aksioni që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë. Në studion e emisionit ‘Real Story’, Xhafaj u shpreh se kontenierit ju bënë dy kontrolle, një me qen antidrogë, i cili krijoi dyshimet e para, dhe më pas në skaner.

“Ju bënë dy kontrolle. Kontrolli me qen dhe shenjat e para dhe krijoi dyshime. Pastaj kaloi në skaner ku u bë një rivlerësim dhe është krijuar bindje e plotë se brenda kontenierit ka sasi droge.

Është njoftuar prokuroria e krimeve të rënda. U ra dakrot për dorëzimin e kontrolluar të mallit.

Nuk rrodhi informacioni. Nuk rrodhi asnjë informacion gjatë gjithë ditëve që kontenieri ishte në vëzhgim. Në momentin që është bërë shkarkimi është vendosur të ndërhyhet”, tha Xhafaj.

Të fundit