Flash News

KRYESORE

Xhafaj u dorëhoq, Partia Demokratike kërkon ‘kokën’ e një tjetër ministri: Sa herë është takuar me Bajrot?

Xhafaj u dorëhoq, Partia Demokratike kërkon ‘kokën’ e

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, Partia Demokratike kërkon të bëjë ‘kurban’ edhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Deputeti Ervin Salianji, përmes një statusi në ‘Facebook’, i ka drejtuar disa pyetje Bushatit, ku i kërkon të përgjigjet në lidhje me raportet e tij me grupin e Bajrave.

“A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?”, është një ndër gjashtë pyetjet e Salianjit.

Një pjesë e anëtarëve të grupit të Bajrave u arrestuan disa ditë më parë, ndërsa kruu grupit, Enver Bajri u kap dje nga policia spanjolle, por nuk mund të ekstradohet ne Shqipëri pa kryer një dënim në Spanjë dhe një tjetër në Itali.

Statusi i plotë:

Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.

Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:

– Sa herë është takuar me Bajrot?

– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?

-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?

– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?

– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?

- A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?

 

Të fundit