Flash News

KRYESORE

"Xhafaj, Veliu dhe Policia e Shtetit të përgjigjen ose dorëhiqen", reagojnë kolegët pas kërcënimit ndaj Lalës

"Xhafaj, Veliu dhe Policia e Shtetit të përgjigjen ose

Klodiana Lala është kërcënuar me jetë gjatë natët. Në shtëpinë e saj është qëlluar me breshëri plumbash. Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar kolegët e gazetares, të cilët  shprehin mbështetjen e tyre dhe dënojnë aktin.

Reagimet e gazetarëve dhe pedagogëve në Facebook:

Erion Kristo - Scan Tv

Shpreh solidaritetin tim dhe mirenjohjen time ndaj gazetares Klodiana Lala. Klodi jemi me ty! Poshte krimi! Nuk na trembni dot kellira!

Pedagogu i gazetarisë Ervin Goci:

Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t'i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.

Dorjana Bezat - News 24

#meKLODIANEN

Familja e gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri plumbash. U qëllua banesa e një gazetare që bën mirë punën e saj!

U qëllua një banesë ku brenda saj ishin 2 fëmijë.

U qëllua një banesë në te cilën jetojnë vetëm njerëz qytetarë!

Sa pa burrni autorët e këtij sulmi!

Alarm për sigurinë në këtë vend!

Z. Xhafaj, Z.Veliu dhe gjithë Policia e Shtetit duhet të pergjigjeni për këtë. Nëse nuk gjenden autorët, nëse nuk ofroni siguri, jepni DORËHEQJEN!

Bardhi Quku - Tirana Today

Kjo është katrahura ku kemi mbërritur; sulmohet me armë një gazetare. Shteti ka rënë dhe po qeverisemi nga bandat.

Klodjana Haxhiaj - News 24

Deri ne palce e tronditur! Jemi me ty Klodiana Lala, me familjen tende, me engjejt e tu!

Kush ngre dore mbi familjen mbi te pafajshmit mbi gazetaren , ka vrare edhe ate pak shprese qe ka ne kete vend!

Anila Prifti - Abc News

Tani u tregojnë plumbin gazetarëve. Fuck You!

Ergys Kavaja - Report Tv

Sulmi me arme ndaj koleges Klodiana Lala, nuk eshte me nje kembane alarmi, eshte nje realitet i frikshem me te cilin sot po perballet media, e cila me shume se asnjehere tjeter eshte e vetme perballe krimit te fuqizuar edhe politikisht. Media ka ngelur e vetme ne kete sfide, e cila kurrsesi nuk mund te jete nje beteje e humbur, nese humbet edhe kjo lufte atehere ky vend ka marre fund ! #meklodianen

Suela Gera - Ora News

Duhet reagim urgjent. Plumbat iu drejtuan baneses se familjes se nje gazetareje. E papranueshme, e patolerueshme.

Klodian Tomorri - Top Channel

Ne vetem 2 mije dite qeverisje ja dolem qe te leshojme kallashnikovet e mafias dhe krimit mbi gazetaret. Kjo nuk do te ishte e mundur pa ndihmen tuaj. Faleminderit!

Të fundit