Flash News

KRYESORE

Xhafajn s’e mban vendi, takon urgjentisht ambasadorin amerikan, pas akuzave të forta për policinë dhe rendin

Xhafajn s’e mban vendi, takon urgjentisht ambasadorin amerikan, pas

Shumca e akuzave të forta të mabasadorit Lu ishin për rendin dhe policinë, edhe pse bëhej fjalë për një aktivitet të gjyqësorit. Ambasadori Lu lëshoi akuza direkte dhe me emra për ngjarje kriminele që zhvillojnë aktivitet kriminal në vend, pa pasur as shqetësimin më të vogël. Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare, që dominojnë aktivitetet kriminale. Janë disa emra të famshëm kriminelësh si trafikanti i dënuar Shuallazi që media pretendon se ai bën trafik droge dhe arme nga qelia. Lul Berisha, që gabimisht u lirua nga burgu, kjo coi në arrestimin e drejtorit, por ai në mënyrë të mistershme ndihet i lirë. Kelement Balili, i kërkuar nga Greqia dhe DIA, por që ka prej 18 muaj i lirë, prej paaftësisë së policisë, prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.  Ka edhe të tjerë Shullazë, Klemend Balilë dhe Lul Berishë në Shqipëri.”

Ministri Xhafaj ka takaur ambasadoret Lu dhe Vllahutin dhe, ne fokus te bisedës së tij me ta është pikërisht gjendja kriminale në vend dhe njohja e tyre me masat urgjente që po merr policia dhe MB për të reduktuar në minimum pasojat e krimit dhe vnedosjen e drejtësisë.

Të fundit