Flash News

KRYESORE

Xhaferi nga Brukseli për mediat serbe: Flamuri kuq e zi është aty ku i takon të jetë

Xhaferi nga Brukseli për mediat serbe: Flamuri kuq e zi është aty

Flamuri shqiptar i kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka bërë shumë zhurmë në mediat serbe dhe maqedonase dhe për këtë Xhaferi ka sqaruar për mediat serbe dhe maqedonase arsyen pse flamuri shqiptar gjendet në zyrën e tij.

Ai këtë sqarim e ka bërë nga Brukseli, ku kishte takuar komisionarin Johannes Hanh.

 “Mendoj se askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga flamuri, sepse ai është simbol i joni, i përkatësisë sonë, dhe në aspekt institucional mendoj se flamuri gjendet në vendin e duhur ku edhe i takon të jetë ngaqë të gjithë ne identifikohemi me atë gjatë bartjes së funksionit të caktuar”, kështu është shprehur kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi për Tanjug.

Ai ka shtuar se i kupton të gjitha reagimet, por pas ndodhive të 27 prillit (kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë, deputetë e gazetarë) konsideron se të gjithë duhet të kuptojmë se “as flamuri e as programet politike të partive shqiptare nuk janë ata të cilat ndikojnë në jetën politike në Maqedoni, sepse janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk cenojnë asgjë”.

Xhaferi është pyetur edhe për qeverinë e re, duke thënë se është i detyruar ta pres 10 ditë presidentin për t’ia dhënë mandatin shumicës së krijuar në Kuvend.

Të fundit