Flash News

KRYESORE

Xhaferraj: Prioritet i qeverisë nuk janë qytetarët, por kufizimi i opozitës

Partia Demokratike dega Durrës e ka konsideruar qesharak dhe të turpshëm vendimin e policisë për të gjobitur kryedemokratin Basha dhe disa persona të tjerë që morën pjesë ditën e djeshme në një takim në Durrës.

Përmes një deklarate zyrtare, kreu i selisë blu në Durrës Ferdinand Xhaferraj shprehet se kjo është një hakmarrje politike e Ramës ndaj opozitës, dhe se një polici e urdhëruar tregon qartë se qeveria e tij është në ikje.

"Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës. Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit,"-  thuhet në reagim.

Xhaferraj shprehet se pandemia e Covid-19 ka treguar edhe njëherë paaftësinë e qeverisë për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve, por këta të fundit nuk janë prioritet i saj, pasi i vetmi qëllim që ka ajo, shton ai, janë interesat e oligarkëve dhe kufizimi i opozitës.

Të fundit