Flash News

KRYESORE

Xhaferraj vizitë në banesën e dëmtuar nga tërmeti: Bashkia Durrës në vend të zgjidhë probleme, shkruan novela për PD

Xhaferraj vizitë në banesën e dëmtuar nga tërmeti:

Kreu i Partisë Demokratike Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka reaguar sërish pas vizitës së kryer gjatë ditës së sotme në familjen Përgega në Porto Romano, pasi këta të fundit ankohen se askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre me shtëpinë e rrënuar nga tërmeti.

Përmes një portimi  në rrjetet sociale, Xhaferraj vë në dukje mungesën e përgjegjësisë së Bashkisë së Durrësit, e cila sipas tij, “ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, shkruan novela per PD-ne”.

Xhaferraj i bën apel “Bashkisë pa kryetar”, sikurse e quan ai, ta kthejë vëmendjen nga qytetarët.

“Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin”, shkruan ndër të tjera Xhaferraj.

Reagimi i Ferdinand Xhaferraj:

Bashkia le durrsakët pa shtepi e pa dinjitet

Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit.

Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer,  do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme.

Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin…

Të fundit