Flash News

KRYESORE

Xhaka dhe Shaqiri mundin Serbinë, festojnë me simbolin e shqiponjës

Ka përfunduar me rezultatin 2:1 ndeshja e grupit E midis Serbisë dhe Zvicrës.

Gjatë pjesës së parë, ekipi ballkanas luajti më mirë teksa shënoi në minutën e 5 me anë të sulmuesit Mitroviç që aktivizohet me Fulhamin në Angli.

Më pas, ekipi zviceran ku aktivizohen katër lojtarë shqiptarë luajti më mirë por sulmuesit Seferoviç, Zuber dhe Shaqiri nuk u treguan të saktë.

Duhet të vinte minuta e 52-të, kur mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka provoi nga 30 metra distancë duke shënuar një gol mjaft të bukur, të cilin e festoi duke bërë shqiponjën dy-krenare.

Megjithatë, zviceranët nuk u mjafuan me kaq, pasi në minutën e 90-të sulmuesi tjetër shqiptar, Shaqiri realizoi një tjetër gol, të cilin po ashtu e festoi me shqiponjën dy krenare.

Në ndeshjen e ardhshme, ekipi serb do të sfidojë Brazilin, ndërsa skuadra zvicerane do të luajë kundër Kosta Rikës.

Goli i parë:

Goli i dytë:

Goli i tretë:

Të fundit