Flash News

KRYESORE

Xhaka ‘harron’ Milanin: Mezi pres të përballem me shokun tim

Përballja mes Milanit dhe Arsenalit që u përcaktua nga shorti i Europa League, nuk ka kaluar pa u komentuar nga mesfushori shqiptar i “Topçinjve”, Granit Xhaka.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhaka duket e sheh përballjen me Milanin si një ndeshje të madhe, pasi do të luajë kundër njërit prej shokëve të tij më të mirë, por edhe me bashkë lojtarin e tij te kombëtarja zvicerane, Ricardo Rodriguez.

“Kohë e gjatë pa u përballur me njëri-tjetrin shoku im, mezi po pres për këtë ndeshje. Nuk është vetëm ndeshje kundër Milanit, por edhe kundër shokut tim!”, ka shkruar Xhaka në ‘Facebook’.

Të fundit