Flash News

KRYESORE

Xhaka pendohet për festimin me shqiponjë ndaj Serbisë: Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri

Xhaka pendohet për festimin me shqiponjë ndaj Serbisë: Do të

Dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk do ta bëjnë më kurrë shqiponjën dy-krenare për sa kohë që do veshin fanellën e Zvicrës.

Këtë premtim, ata e dhanë në një konference për shtyp në grumbullimin e Kombëtares zvicerane, e cila më datë 8 do të luajë kundër Islandës; ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, ka thënë Xhaka.

“Natyrisht, kërkoj falje nëse njerëzit janë ndier të ofenduar apo provokuar”, ka shtuar Shaqiri.

“Dua të kërkoj falje, nuk dua ta lëndoj askënd”, ka thënë Stephan Lichtsteiner, zvicerani që po ashtu e kishte bërë shqiponjën.

Kujtojmë se festimi i Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjën dy krenare ndaj Serbisë në ndeshjen e grupeve të Botërorit shkaktoi mjaft polemika në shtetin helvet, teksa federata zvicerane u gjobit edhe me 25 mijë franga nga FIFA.

Të fundit