Flash News

KRYESORE

Xhaka shënon golin nga 30 metra, barazon shifrat në ndeshjen Basel-Young Boys

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, ka shënuar një super gol nga 30 metra distancë duke barazuar kështu shifrat e ndeshjes Basel- Young Boys në kampionatin e Zvicrës.

Momentalisht rezultati është 2-2, por goli i Basel në fundin e pjesës së parë i realizuar nga Taulanti, solli barazimin e përkohshëm 1-1.

Rezultati vazhdon të jetë i mbërthyer por ajo që vlen të theksohet është fakti që në këtë takim po luajnë 3 futbollistë shqiptarë, ndërkohë që futbollisti i vetëm që përfaqëson kombëtaren kuqezi, Taulant Xhaka është autori i një goli.

Kampionati zvicerian po luan për javën e 27-të dhe kryesues janë Young Boys me Baselin që ndodhet momentalisht në vendin e dytë.

Të fundit