Flash News

KRYESORE

Xhani Shqerra largohet nga Tring, pranon propozimin me rrogë 3-fish më të lartë

Xhani Shqerra largohet nga Tring, pranon propozimin me rrogë 3-fish më

Në media qarkulloi lajmi se moderatori Xhani Shqerra do të largohet nga Living dhe do të zëvendësohet nga Arjon Muça.

“Bordo” ka mësuar se prezantuesi ka zgjedhur të largohet nga Tring pas punës disa vjeçare, pasi ka marrë një propozim nga një tjetër televizion. Burimet konfirmojnë se Xhani do të vazhdojë të mbetet në televizion, por kësaj here jo vetëm në moderim por do të ketë vulën dhe dorën e tij në autorësinë dhe konceptin e emisionit.

Emri i televizionit nuk bëhet i ditur (përflitet se do të jetë një nga televizonet e reja) ndërsa mësohet se përpos projektit të ri që pritet të jetë shumë i veçantë, Shqerrës i është ofruar dhe një pagesë 3-fish më e lartë nga e mëparshmja.

Sa i përket raporteve me “Tring TV” të njëjtat burime i thanë “Bordo” se ato janë ndërprerë nga ana e moderatorit, pra ka qenë ai që ka zgjedhur vetë të largohet për shkak të ofertës joshëse që i është bërë.

Më tej i kontaktuar nga “Bordo” Xhani nuk e ka mohuar lajmin e largimit por nuk ka dashur të japë detaje të tjera.

Të fundit