Flash News

KRYESORE

Xhelal Mziu i përgjigjet akuzave të Ramës: Fjalimi është nxjerrë nga konteksti

Xhelal Mziu i përgjigjet akuzave të Ramës: Fjalimi

Pasi kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video, sipas të cilit Xhelal Mziu u kërkonte banorëve që të heqin nga shtëpitë e tyre flamujt e PS-së dhe LSI-së, ndryshe do t’u shembeshin banesat,  ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut të Kamzës.

Vetë, kryetari i Bashkisë kërkon ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim sipas tij nga propaganda e Edi Ramës “në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë”.

“Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim”, shton ai.

Reagimi i Xhelal Mziut:

Kërkoj ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim nga propaganda e Edi Ramës në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e të interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë.

Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim.

Gjatë gjithë punës sime, jam krenar që kam mbrojtur dhe kam punuar e shërbyer, që ndërtimet e njerëzve të ardhur në Kamëz e në Paskuqan nga gjithë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të legalizohen, të urbanizohen, të marrin shërbime dhe banesat e tyre të kenë vlerë.

Njeriu që shemb dhe prish, njihet fort mirë, ai është Edi Rama.

Të fundit