Flash News

KRYESORE

Xhelal Mziu propozon në postimin e Bashës 'zgjidhjen' e krizës në vend, më pas fshin komentin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka propozuar si mund të zgjidhet kriza ekonomike që ka përfshirë vendin prej pandemisë.

Duke komentuar në një postim të kryedemokratit Basha, Mziu shkruan se protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin.

"Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë.

Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit!

Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Megjithatë, pas ‘propozimit’ të tij, Mziu ka fshirë komentin, duke parë edhe numrin e madh të reagimeve.

Të fundit