Flash News

KRYESORE

Xhelozia e këngëtares arrin ekstremet: Agjentët ndjekin gjithmonë të dashurin tim

Kësaj i thonë të arrish ekstremet në xhelozi. Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka habitur me deklaratën e saj në “Younger Now”, ku prezantoi dhe albumin e saj të ri. Miley është shprehur se është shumë xheloze për të dashurin e saj , aktorin Liam Hemsëorth.

Këngëtarja shprehet se agjentët e saj e kanë nën vëzhgim kur ajo nuk është pranë tij. “Kam gjithmonë flutura në stomak kur ai ka role me ndonjë vajzë të bukur. Për këtë kam edhe agjentët e mi që sillen rreth e rrotull kur unë nuk jam” –  është shprehur Cyrus.

Miley dhe Liam u rikthyen sërish bashkë vitin që kaloi, pas një periudhe të gjatë ndarjeje. Aktualisht çifti i famshëm  po jetojnë bashkë në Malibu.

Të fundit