Flash News

KRYESORE

Xhemaili mesazh me ndjenjë trajnerit Mihajloviç: Si baba për ne, do ta fitojë këtë betejë

Xhemaili mesazh me ndjenjë trajnerit Mihajloviç: Si baba për

Në Itali, e gjithë bota e sportit po i qëndron afër trajnerit serb të Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili zbuloi se vuan nga leukemia. Kapiteni i skuadrës bolonjeze, shqiptaro-zvicerani Blerim Xhemaili, tha se i qëndron afër bashkë me grupin trajnerit, e shtoi se “trajneri është si baba për ne”.

Mihajloviç deklaroi se edhe pse ai do të nisë kurimin, do të vazhdojë të punojë ndonjëherë nga distanca apo përmes stafit të tij.

“Trajneri do ta fitojë këtë betejë edhe për ne, sepse ndihemi sikur jemi familja e tij. Çfarë na ka dhënë ai gjatë gjashtë muajve të fundit rrallë se është dhënë nga ndonjë trajner, veçanërisht në këso periudhe të shkurtër kohore. E dimë se çfarë njeriu është, sa i fortë është dhe do të tentojmë ta transmetojmë forcën tonë tek ai. Presim me padurim kthimin e tij. Bashkëpunëtorët e tij janë pjesë e tij dhe ndiejmë se i tërë stafi menaxherial ishin këtu. I dhamë një premtim trajnerit dhe unë në veçanti, si kapiten, dua ta mbaj.

Ishte tronditës lajmi, e them me sinqeritet. Por, porsa folëm me të, e kuptuam se duhet vetëm të vazhdojmë të punojmë kështu, sepse ai do të jetë me ne shumë shpejt. Sinisha na tha të vazhdojmë punën me një buzëqeshje dhe ne do të tentojmë të bëjmë pikërisht atë. Trajneri na e tregoi rrugën, e ndoqëm atë gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai është lider që mund të na çojë deri tek objektivat tona. Natyrisht, askush nuk pret që kjo të ndodhë, por ne jemi afër tij. Mihajlloviçi është si një baba për ne, prandaj do të luftojmë për të siç lufton ai për ne”, deklaroi kapiteni i Bologna-s me origjinë nga Tetova.

Mihajlloviç arriti që ta nxirrte ekipin nga zona e ftohtë ku qëndronte në vend të 10-të, duke i shpëtuar nga rënia nga kategoria.

“Ka shumë pasion këtu dhe stadiumi ishte gjithmonë pothuajse plot, pavarësisht vështirësive që po i kalonim. Kjo tregon se sa e donë njerëzit e këtij qyteti klubin dhe jam i bindur se do të arrijmë diçka të madhe. Secili nga ne duhet të japë diçka këtu, për trajnerin dhe për veten. Kemi shumë lojtarë me karakter të lartë”, përfundoi Xhemaili.

Të fundit