Flash News

KRYESORE

Xhemi Shehu feston ditëlindjen, surpriza e kolegëve të “Top Channel” në mesnatë

Moderatorja e  njohur Xhemi Shehu, është një nga figurat më të dashura të ekranit. Ajo ka një marrëdhënie të mirë me të gjithë kolegët e saj dhe këtë e tregon përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme Xhemi Shehu kishte ditëlindjen dhe miqtë e kolegët e saj shkuan për t’i bërë një surprizë. Me fishekzjarrë dhe me kërcim Xhemi ka pritur ditëlindjen me Arbana Osmanin dhe Eno Popin. Arbana ka publikuar një video në Instagramin e saj ku duket Xhemi duke vallëzuar me Enon dhe në sfond një fishekzjarr për mirëpritjen e ditës së saj të lindjes. Bashkëngjitur me videon Arbana shkruan: “Dancing with our star. Happy Birthday Chemi! We love you”.  
 

Dancing with our star ⭐️ Happy Birthday Chemi! We love you! @enopopi

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Të fundit