Flash News

KRYESORE

Xhensila Myrtezaj shprehet publikisht: Dua të jem nënë e një vajze

Xhensila Myrtezaj shprehet publikisht: Dua të jem nënë e një

Aktori i mirënjohur i humorit, Bes Kallaku, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, nga Sanija, një grua të cilën Besi e kishte ndihmuar nga ana ekonomike.

Përveç emocioneve  dhe kripit të falënderimeve nga ana e të gjithë personave që aktori kishte ndihmuar, në studio ishte e ftuar edhe gruaja e tij, Xhensila dhe gjyshja e tij e dashur, Ija.

Ija hyri në studio duke tërhequr një gomar, çka shkaktoi shumë të qeshura dhe reagime tek publiku, por edhe tek vetë Besi. Ajo u shpreh se Besi e kishte bërë shumë të lumtur dhe do të bëhej akoma dhe më e lumtur nëse ai dhe Xhensila do të bëheshin prindër të një fëmije.

Pa dashur të bëjë komente mbi këto lajme, Arbana Osmani solli në studio si dhuratën e parë për çiftin dhe fëmijën e tyre, një pako me veshje dhe aksesorë, kurdo që ai të vijë. Secila pako përmbante veshje në dy ngjyra, rozë dhe blu.

Në fund të programit Xhensila tregoi mes emocionesh se gjithmonë e ka parë veten si nënë të një vajze dhe uron me gjithë zemër që në një të ardhme të afërt të ndodhë kështu.

 

Të fundit