Flash News

KRYESORE

Xherdan Shaqiri refuzon që të grumbullohet me kombëtaren, polemika në Zvicër

Xherdan Shaqiri refuzon që të grumbullohet me kombëtaren,

Xherdan Shaqiri ka shkaktuar polemika në Zvicër me vendimin e tij për të mos u bashkuar me kombëtaren e Zvicrës. Helvetikët do të luajnë dy takime të rëndësishme të vlefshme për Euro 2020 kundër Gjibraltarit dhe Irlandës.

Federata Zvicerane e Futbollit lajmëroi se lojtari me origjinë shqiptare nuk do të jetë, kur publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar, bashkë me sqarimin se Shaqiri kishte vendosur të refuzojë ftesën, për t’u përkushtuar tërësisht te klubi i tij, Liverpool.

Është e paqartë nëse refuzimi do të jetë vetëm për këto takime, apo një tërheqje përfundimtare nga angazhimi me përfaqësuesen. Tifozëve zviceranë kjo u duket e çuditshme, duke qenë se 27 vjeçari nuk ka luajtur ende asnjë minutë për të kuqtë.

Të fundit