Flash News

KRYESORE

Xhesika Polo humbi mamanë, bën postimin prekës në kujtim të saj

Xhesika Polo humbi mamanë, bën postimin prekës në kujtim
Në fund të muajit shkurt, këngëtarja Xhesika Polo humbi mamanë e saj e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Sot, Xhesika ka vendosur të flasë hapur për sëmundjen e rëndë që i ka marrë jetën mamasë së saj, ku shkruan se mamaja e saj vuante nga kanceri i gjirit. “Nuk di nga ta filloj këtë shkrim. Është shumë e vështirë për mua por po e bëj sepse e ndjej që duhet ta bëj. Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë para më pak se dy muajsh. Ajo kishte pak vite që ishte e diagnostikuar me kancer në gji. Nuk kam pasur kurrë kurajon të flas për këtë gjë por unë e di që nuk jam vetëm. E di se sa e vështirë është që të jetosh me atë sëmundje, të përballosh faktin që jeta nuk do të jetë më njësoj, të jetosh me të njëjtin vetëbesim dhe të luftosh me veten. Mami im jetoi disa vite pa gjoksin e saj të djathtë, vetëm kur e shkruaj më dhemb. E di se sa të vështirë e ka pasur pasi isha në çdo hap aty me të. Ajo është forca ime më e madhe sepse nuk e hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra edhe pse unë e di që e vuajti shumë. Mami im mbante një protezë silikoni në raste shumë të rralla. Atë protezë unë e kam në shtëpi dhe dua t’ia dhuroj një vajze apo gruaje, pasi e di që janë të vështira për t’u marrë nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë dhe jo çdokush i ka mundësitë. E di që nuk është shumë, por kjo është ajo që mund të bëj për momentin, duke uruar që do të mundem të bëj më shumë kur të kem më shumë mundësi. Zgjedhja do të jetë rastësore, më shkruani mesazh kush ka të afërme apo mikeshë që ka nevojë për protezën dhe nuk i ka mundësitë ta blejë. Shumë faleminderit, ju dua shumë! E di që dhe mami im këtë do të donte që unë të bëja.”
 
View this post on Instagram
 

Lexoje dhe tregoji dikujt qe ka vertete nevoje! ❤🙏

A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloofficial) on

Të fundit