Flash News

KRYESORE

Xhezair Zaganjori e kaloi Vetting-un, por ndërkombëtarët ankimojnë vendimin e KPK për kreun e Gjykatës së Lartë

Xhezair Zaganjori e kaloi Vetting-un, por ndërkombëtarët

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisioneri Publik shqiptar që të apelojë vendimin e dhënë disa ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kalimin e vettingut nga ana e kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

ONM, e cila ka funksion këshillues, ashtu siç ka bërë dhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, po vepron dhe me kryegjyqtarin e të Lartës, e cila po ashtu ka dalë jashtë funksioni nga largimet e shumta.

ONM rekomandimin për të apeluar vendimin e KPK-ja ja ka paraqitur Komisionerit Publik, i cili pritet ta çojë çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, organin e dytë të vettingut.

Kalimi i vettingut për Zaganjorin ishte i paritur duke pasur parasysh se Komisioni Administrativ kishte gjetur disa parregullsi, si: Kontrata fiktive në hipotekë për një apartament, një dyqan, një bodrum dhe një zyrë duke deklaruar se vlera e  tyre ishte 500 mije lekë.

Tre problemet me pasurinë që nuk e penguan kreun e Kushtetueses të kalojë vetting-un

Njoftimi i plotë:

Në   datë   24.07.2018,   në   përfundim   të   seancës   dëgjimore   përkatëse,   Komisioni   i   Pavarur  i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori medetyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë   rekomandimin   për   ta   ankimuar  në   Kolegjin   e   Posaçëm   të   Apelimit   vendimin   e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori.

Komisionerët  Publikë,   pasi   t’u   jetë   njoftuar   vendimi   me   shkrim   i   Komisionit   të   Pavarur   të Kualifikimit   do   ta   shqyrtojnë   atë   krahas   rekomandimit   të   Operacionit   Ndërkombëtar   tëMonitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit   të   Kushtetutës   së  Republikës   së   Shqipërisë  dhe   ligjit   nr.   84/2016,  “Për   rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët   Publikë   përfaqësojnë   interesin   publik   gjatë   procesit  të   rivlerësimit   kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Të fundit