Flash News

KRYESORE

Xhinxheri, të gjitha vetitë kuruese të kësaj bime

Xhinxheri, të gjitha vetitë kuruese të kësaj bime

Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese.

Në 100 g xhenxhefil ka përafërsisht 1.82 g proteina, 0.75 g yndyrë, 18g karbohidrate, 80 kilo-kalori. Kjo bimë është një ilaç kundër dhimbjeve në stomak, dhimbjes së dhëmbëve dhe përdoret për sëmundjet e zëmrës. Bima përshpejton metabolizmin, ndihmon gjatë përpunimit të mishit dhe qumështit në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë, pra përdoret edhe për heqjen e helmeve nga organizmi.

Trajtimi i të përzierave dhe të vjellave

Përtypja e xhinxherit mund t`i reduktojë të përzierat dhe të vjellat. Sipas studimeve, xhinxheri mund ta trajtojë ndjenjën e të përzierave pas operacionit, dhe të përzierat nga udhëtimi, sëmundja e detit, etj. Ai është gjithashtu i dobishëm për të përzierat si rezultat i efektit anësor të kimioterapisë.

Ilaç për shtimin e oreksit

Duke ngrënë xhenxhefil të freskët pak para se ta hani ushqimin tuaj ju nxitni një oreks të madh . Xhinxheri mund t`i vërë në lëvizje lëngjet tuaja të tretjes dhe ta shtojë oreksin tuaj.

Ndihmon në tretje

Keni ngrënë shumë ushqim dhe ndiheni të fryrë? Konsumoni xhinxher. Xhinxheri e përmirëson absorbimin dhe asimilimin e ushqyesve thelbësorë dhe ndihmon në tretje. Ai gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e proteinave në ushqimin tuaj. Xhinxheri mbron stomakun tuaj kundër ulcerave duke promovuar sekretimin e mukusit.

Antifryrje

Qetësoni stomakun tuaj të trazuar me xhinxher. Vetia karminative (largimi i gazrave) siguron lehtësimin nga fryrja dhe gazrat dhe ndihmon në reduktimin e fryrjes.

Lehtëson dhimbjen e kokës: Aplikimi i pastës së holluar të xhinxherit në ballë besohet se e lehtëson dhimbjen e kokës dhe migrenës. Aftësia e xhinxherit për ta penguar sintezën e prostaglandinës ndihmon në lëhtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit në enët e gjakut duke siguruar lehtësim nga migrena.

Artriti

Vetia analgjetike dhe antiinflamatore e xhinxherit mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të nyjave të artritit tek disa njerëz. Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe të nyjave, shtoni pak vaj xhinxheri në dush.

Të fundit