Flash News

KRYESORE

Xhiro me varkë në det, por humbi gjithë natën, si u shmang tragjedia në Durrës

Doli për një xhiro me varkë, por humbi orientimin dhe qëndroi në det të hapur përgjatë gjithë natës.

Një tragjedi është shmangur në plazhin e Durrësit, pasi një 60-vjeçar është gjendur nga policia kufitare dhe kapiteneria.

Lulzim Hajdaraj është shpëtuar nga mbytja, pasi humbi orientimin që prej pasdites së djeshme. Nga errësira, ai u largua 3 milje larg bregut, ndërsa sinjali për burrin e humbur u dha nga një anije në radë.

Megjithatë, ai u gjet shëndosh e mirë sot në orën 06.00 të mëngjesit.

 

 

 

 

Të fundit