Flash News

KRYESORE

Xhirua në det përfundoi në tragjedi, del autopsia e vajzës që u mbyt në Velipojë; kush ishte 25- vjeçari që e shoqëronte

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme ku një 17-vjeçare, e identifikuar si Enisa Doda, humbi jetën pasi u mbyt teksa ishte duke udhëtuar me një motor uji në det së bashku me një 25-vjeçar.

Sipas të dhënave të deri më tanishme, bëhet me dije se 25-vjeçari, Indrit Bajraktari, kishte hyrë në det me motorin e ujit së bashku me vajzën dhe ishte kthyer pas dy orësh vetëm, pa mjetin, në breg duke lënë të mbytur 17- vjeçaren. Bajraktari u mundua të largohej fshehurazi, duke notuar nga vendngjarja, ndërsa është pikasur nga pronarët e motorit të ujit, të cilët e pyetën se ku ishte vajza dhe motori.

Indrit Bajraktari ka gënjyer duke u thënë se vajzën e kishte lënë në breg dhe e mori xhaxhai i saj. Nga autopsia e kryer, rezultoi se 17- vjeçarja nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxirra nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Mësohet se, vajza kishte qenë me pushime së bashku me familjen e saj në Velipojë, të cilët kanë mbetur të shokuar nga ngjarja. Po ashtu, nga ana tjetër edhe 25- vjeçari kishte ardhur nga Anglia për pushime.

Viktima dhe Bajraktari ishin thjesht vetëm shokë dhe dolën një xhiro në det. 25-vjeçari njihej nga familja e vajzës. 17-vjeçarja u gjetë e pajetë nga peshkatarët në vendin e quajtur "Vilu". Tashmë Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes pasi nuk i dha ndihmën e parë vajzës në vendngjarje, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi.

Të fundit