Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, Basha përfundon dëshminë në Prokurori: Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën...

‘Xhisiela’, Basha përfundon dëshminë në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë në prokurori sa i përket çështjes së Xhisiela Malokut. Basha është paditur nga Taulant Balla, deputeti i PS, për “kallzim të rremë” dhe “fyerje”.

Pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, Basha deklaroi se kishte një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama:

“Thirrja e kreut të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në prokurori, nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të regjimit kriminal. Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre kudo, PD dhe qytetarët nuk shantazohen dhe frikësohen nga shteti privat i Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vijuar betejën tonë për çmontimin e këtij regjimi kriminal.”

Pavarësisht interesit të gazetarëve, Basha nuk pranoi të bënte më shumë komente mbi çështjen apo t’i përgjigjej pyetjeve.

Të fundit