Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, flet për herë të parë Meta: Kam marrë një letër nga oficeri Nuhu, prokuroria dhe policia të zbardhin ngjarjen

‘Xhisiela’, flet për herë të parë Meta: Kam

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë sa i takon rastit të Xhisiela Malokut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit tha se ka marrë një letër nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu dhe këtë cështje po e ndjek këshilltari i tij për Sigurinë.

Meta tha se është e rëndësishme që Prokuroria dhe drejtuesit e policisë të sqarojnë të gjithë ngjarjen në mënryë të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit.

“Për rastin konkret është një çështje, që në fakt unë e kam marrë një leëtr e cila i drejtohej dhe kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Prokurores së Përgjithshme, përpara se të nisesha për në SHBA, nga oficeri Nuhu.

Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje po me çështjen në fjalë është marrë dhe po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, kështu që, do të më duhet, për të mbajtur një qëndrim më të qartë, të kem një informacion edhe më të plotë, edhe më të besueshëm.

Siç e thatë ju, është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje por unë mendoj që duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, që kërcënon familjen tonë. Pa i dal askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona të cilët kanë lidhje politike por njëkohësisht edhe pa e tepruar me akuza politike duke pasur në konsideratë që është një çështje që krijon ndjeshmëri.

Ajo që unë do të nënvizojë, përveç rëndësisë që prokluroria dhe vetë drejtuesit e policisë duhet të ndërmarrin të gjithë hapat dhe të sqarojnë të gjitha momentet e kësaj odiseje, në mënryë më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit”, tha Meta.

 

Të fundit