Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, LSI pyet prokurorinë: Kur do dëshmojnë deputetët e lidhur me ngjarjen dhe kryeministri

‘Xhisiela’, LSI pyet prokurorinë: Kur do dëshmojnë

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes deputetes Klajda Gjosha e ka cilësuar si të paprecedentë arrestimin e djalit të deputetit, dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja e vërtetuar edhe nga ekspetiza mjeko-ligjore.

“Është e paprecedentë të quash arritje arrestimin e djalit të deputetit, dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja, dy muaj pasi është kryer ekspertiza mjeko-ligjore që vërtetonte shenjat e dhunë në trupin e një vajze të re e cila edhe sot që flasim vazhdon të jetë e pambrojtur dhe e terrorizuar. Shqipëria sot ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të këtyre viteve të fundit, ku shteti ia ka dorëzuar qeverisjen bandave kriminale dhe ku institucionet kanë ndalur totalisht së funksionuari”, tha Gjosha.

Më tej, deputetja e LSI-së, i adresoi një sërë pyetjes prokurorisë duke theksuar se kur do të thirren për të dëshmuar deputetët e lidhur me këtë ngjarje si dhe kryeministri për deklarimin e bërë publik.

“Sot të gjithë kemi nevojë për disa përgjigje urgjente nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme. Përse nuk u arrestua djali i deputetit që në korrik kur e dhunoi Xhisielën? Përse Policia e Shtetit fshehu provat dhe ngjarjet gjatë gjithë këtyre muajve? Kur do të thërriten për dëshmi deputetët e lidhur me ngjarjen si dhe kryeministri për deklarimin publik se do ta ndjekë këmba këmbës këtë “horr”, deklarata të bëra për Nën Komisarin, Nuhu. Përse Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk iu përgjigjën thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë së shtetit, Emiliano Nuhu. Të gjitha këto pyetje të mbetura pa përgjigje ngrenë dyshime të mëdha për përfshirjen e individëve të veshur më pushtet në ngjarjen e dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut”, u shpreh Gjosha teksa bëri thirrje për t’ju përgjigjur thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar ditën e sotme pranë kryeministrisë në orën 17.30.

Të fundit