Flash News

KRYESORE

Xhisiela Maloku tensionohet në ‘Opinion’: Çfarë problemi është ky? Intervista në ‘Top Channel’ është e montuar

Xhisiela Maloku tensionohet në ‘Opinion’: Çfarë

Xhisiela Maloku ka qenë e pranishmë në studion ‘Opinion’ teksa gazetarët diskutonin për çështjen e saj. Aty, Xhisiela është përballur me një çështje që u ngrit edhe në studion e ‘Open’ në Top Channel, ku gazetarja Anila Hoxha tregoi se vajza kishte gënjyer kur u tha se kishte vajtur në intervistë me taksi, ndërkohë që ato e kishin parë me një makinë tjetër me disa persona.

"E çfarë problemi është ky?”,- iu drejtua Xhisiela tensionuar gazetarit Mentor Kikia në studion e ‘Opinion’.

Më pas, Xhisiela deklaroi se intervista që u transmetuar sot në ‘Open’ është e montuar dhe se për ‘Top Channel’ ajo ka dhënë edhe një intervistë tjetër që nuk është transmetuar.

Eni Vasili, moderatore e ‘Open’, konfirmoi pas disa minutash ekzistencën e një tjetër interviste por theksoi se nuk ja lejon “ndërgjegjja qytetare dhe si gazetare që të transmetoja atë intervistë të parë që ishte vetëm një deklaratë për të mbrojtur disa persona”.

“Unë deklaroj me përgjegjësinë time se kjo intervistë nuk është e manipuluar”, deklaroi Vasili.

Anila Hoxha rrëzon në kohë rekord justifikimet e Xhisielës: Ishim atje, e pyetëm me çfarë erdhe dhe na gënjeu

“Ne kemi djegur veten me cigare, edhe Rexhepi i ka ato shenja”, Xhisiela Maloku rrëzon dëshminë e parë

Të fundit