Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, MB: Nuk favorizuam asnjë pavarësisht emrit, policia nuk është ndjerë e intimiduar

‘Xhisiela’, MB: Nuk favorizuam asnjë pavarësisht emrit,

Ministria e Brendshme ka reaguar sërish sa i takon veprimeve të policisë për rastin e Xhisiela Malokut. Zëvendësministrja Romina Kuko tha se nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë favorizim.

“Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban. Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë”, tha Kuko.

Ai shtoi më tej, se nga ana e policisë pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e Policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës.

“E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale”, shtoi më tej Kuko.

Të fundit