Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, Rama: E kam marrë vesh nga Taulant Balla, ai kishte rënë në gjurmë; letra e Nuhut nuk më ka ardhur

‘Xhisiela’, Rama: E kam marrë vesh nga Taulant Balla, ai kishte

Kryeministri Edi Rama tha se për rastin e Xhisiela Malokut është informuar nga Taulant Balla para se ajo të bëhej publike.

Rama tha pasi është informuar i ka rezultuar që puna e bërë nga policia për rastin në fjalë ka qenë korrekte.

“Unë e kam marrë vesh nga Taulant Balla, i cili kishte rënë në gjurmë të letrës së këtij heroi.

Në atë moment e pasa gjë që kam menduar ishte cili ka qenë roli i policisë në këtë mes dhe kam marrë informacion se çfarë ka bërë policia që kur vazja është shfaqur në derën e policisë. Dhe ka qenë korrekte”, u shpreh Rama në emisionin ‘Real Story’.

Sa i takon letrës së oficerit të policisë Emiljano Nuhu, kreu i qeverisë tha se ajo nuk ka mbërritur në kryeministri.

“E kemi kthyer përmby gjithë protokollin e kryeministisë dhe nuk e kemi gjetur”, tha Rama.

Rama gjen alibi për të mos u përgjigjur: Do hyjë në histori ky emision

Debati me analistët, Rama refuzon të përgjigjet dhe i drejtohet Ballës: Edhe ti mbaj rregull në studio

 

Të fundit