Flash News

KRYESORE

“Xhisielën e nxorrën me halucinacione”, thirrja e Shehajt: Duan të mbyllin skandalin. Të protestojmë nesër!

Deputeti demokrat Agron Shehaj, bazuar në burimet e tij, shkruan se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Xhisiela Malokun, vajzën e dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, në raportin e hetuesve e kanë nxjerrë me probleme mendore. E gjitha kjo, sipas Shehajt, që dëshmia e Xhisielës të rrëzohet.

Në një reagim në Facebook, deputeti demokrat i Vlorës, shprehet se do i bashkohet protestës së shoqërisë civile ditën e nesërme si dhe u bën thirrje të gjithëve të mbrojnë Xhisielën.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Burime të besueshme informojnë se mbi vajzën e dhunuar, me urdhër të Edi Ramës, hetuesit kanë bërë një raport duke e nxjerrë me probleme mendore, me haluçinacione, në mënyrë që dëshmia e saj të rrëzohet.

Ky skenar kriminal po bëhet për të mbyllur skandalin e torturimit të një vajzë jetime dhe përfshirjes direkte të Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës.

Nuk u mjaftuan me fshehjen e krimit, as me faktin që e nxorrën në media për ta poshtëruar, por tani duan ta shkatërrojnë plotësisht duke e nxjerrë të çmendur.

Ndaj, unë do t’i bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe ju ftoj të jemi të gjithë në mbrojtje të saj, të hënën, në orën 17.30, përballë Kryeministrisë.

Të fundit