Flash News

KRYESORE

Xhudisti nga Kosova siguron finalen në “Grand Slami” në Paris

Xhudisti nga Kosova siguron finalen në “Grand Slami” në

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova vazhdon në formën e tij më të mirë duke arritur të kualifikohet në finalen e “Grand Slamit” në Paris. Për të arritur në finale, 22-vjeçari mposhti kundërshtarin nga Tunisia, Meksika, Kanadaja dhe Mongolia.

Trajneri i tij, Driton Kuka, thotë se pa marre parasysh rezultatin e finales, Akil Gjakova ka shënuar suksesin më të madh të xhudos për meshkuj.

“Akili, sot në Sallën Bercy para mbi 12.000 shikuesve, një nga një mposhti garuesit nga Tunisi, Meksiko, Kanada e në gjysëmfinale garuesin mongol. Në finale do luftojë kundër kampionit olimpik Shavduatashvili, pa marr parasysh epilogun, Akili sot në zemër të Parisit vulosi për mua dhe ekipin tonë suksesin më të madh të xhudos për meshkuj. Distria lufton për medalje të bronztë kundër Japonezes Tsunoda, kurse sot jashtë formës ishte Nora Gjakova e cila si duket pati rënie në formë që edhe ndodh natyrshëm”, shkruan Kuka në ‘Facebook’.

Të fundit